Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm edhe për aktakuzën e dytë që ngarkohet nga Haga, për pengim të drejtësisë.
Deklarimi i Thaçit, u bë me shkrim të hënën e 6 janarit.
Ai ka mbajtur një fjalim në këtë seancë.
“Me siguri e dinë se unë tash e katër vjet përballem me një proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretues të historisë politike dhe kombëtare për lirin dhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një proces vulimunoz. E di që shoqëria kosovare, familja ime presin me padurim fundin e këtij procesi, presin drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi”.
“Krejt papritmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS-ja. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”.
Dokumenti u publikua edhe faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ky dokument mban nënshkrimin e avokatës së tij, Nina Tavakoli./Arbresh.info/
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim d...
Rama nesër ndan mirënjohje për Stane Gashin si shenjë falënd...
Napoli po shqyrton ofertën për yllin e Interit
Bojkoti dhe gjuha e rrezikshme ndaj mediave dhe gazetarëve, ...