Ish presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është marrë në pyetje këtë të martë nga prokurori në Prokurorinë e Posaçme SPAK për gati 3 orë.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, avokati i Metës Genc Gjokutaj zbuloi se Meta është pyetur vetëm për çështjen e lobimit, ndërsa tha se seanca kishte nisur me një kërkesë të kreut të Partisë së Lirisë, shkruan A2 CNN.
“Sot në orën 10:30 ishte planifikuar që Ilir Meta të pyetej nga prokurori Sotir Kllapi dhe oficeri. Në fakt, pyetja filloi me një kërkesë të Metës, i cili donte të dinte se çfarë bëhej me kallëzimin që ne kemi depozituar në lidhje me rrëmbimin që i është bërë në ekzekutimin e masës së sigurisë arrest me burg në 21 tetor, por prokurorët thanë se kjo çështje nuk i është caktuar atyre. Sot, Meta është pyetur vetëm sa i përket lobimit në Amerikë.
Meta ka qenë sqarues dhe tepër bashkëpunues në lidhje me çështjen për aq sa ai kishte dijeni dhe mbante mend, pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, tha Gjokutaj.
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...