Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën e Italisë

22:03 | 6 Janar 2025
D.H

Milani ka arritur të bëj një rikthim sensacional në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Interit, duke e mposhtur me rezultat 3-2 Interin.

Zikaltrit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në fundin e pjesës së parë me Latuaro Martinezin, shkruan Arbresh.info.

Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Taremi shënoi edhe golin e dytë.

Por kur të gjithë prisnin se Interi do të triumfoj aq lehtë, kështu nuk menduan “Rosonerët”. Theo Hernandez në minutën e 52-të, shënoi për të ngushtuar epërsinë dhe e ndezur edhe më shumë këtë finale.

Dhjetë minuta para fundit, Pulisic barazoi rezultatin në 2-2.

Kurse në minutën e tretë shtesë, Abraham arriti të shënoj edhe golin e fitores për t’i dhuruar fitoren Milanit.

Kjo është hera e tetë që “Rosonerët” e arrijnë të fitojnë këtë trofe./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme