Lajçaku e nis vitin me vizitë në Amerikë, takon Kasanofin

21:27 | 6 Janar 2025
E.H

Misioni i parë për këtë vit, emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun, e dërgoi në Amerikë.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçak bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe ShBA-së gjatë gjithë mandatit tim”, ka shkruar Lajçaku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme