Ish-presidenti francez akuzohet se ka marrë miliona euro për fushatë nga Gaddafi

19:33 | 6 Janar 2025
D.H

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka dalë në gjyq në Paris, i akuzuar për marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga lideri i ndjerë libian, Kol Muammar Gaddafi për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007.

Sipas Prokurorisë, Sarkozy premtoi se do të ndihmonte Gadafin të luftonte reputacionin e tij të keq në vendet perëndimore. Sarkozy, i cili drejtoi Francën nga viti8 2007 deri në 2012, i ka mohuar akuzat duke thënë se kishin për qëllim rrëzimin e tij.

Hetimi nisi në vitin 2013, dy vjet pasi Saif al-Islam, djali i liderit të atëhershëm libian, akuzoi fillimisht Sarkozy se kishte marrë miliona nga paratë e babait të tij për financimin e fushatës.

Dymbëdhjetë persona të tjerë, të akuzuar për hartimin e paktit me Gadafin, po gjykohen së bashku me Sarkozy. Gjyqi do të vazhdojë deri më 10 prill. Nëse shpallet fajtor, Sarkozy përballet me 10 vjet burg.

Që nga humbi zgjedhjet në vitin 2012, Sarkozy ka qenë në shënjestër të disa hetimeve penale./abcnews.al

Të ngjashme