Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se partia që ai drejton Lëvizja Vetëvendosje nuk sheh mundësi koalicioni me asnjë prej partive politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai përmend fjalinë e njohur të tij se ‘opozita nuk është reformuar’ por jep si arsye edhe ‘sulmet e muajve të fundit që opozita i ka bërë ndaj partisë së tij’.
“Nuk shohim mundësi të kemi koalicioni paszgjedhore, prandaj i kemi bërë ato parazgjedhore, me partinë Guxo dhe me Alternativën. I kemi përvojat dhe mbresat më të mira nga njëri tjetri. Partitë që kanë qenë gjatë në qeverisje në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK, në këto katër vite unë nuk kam parë që janë reformuar dhe kur e kemi parasysh që sidomos muajve të fundit sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë politik, ndaj eksponentëve tonë politik ndaj qeverisjes tonë të mirë e demokratike, nuk shohim mundësi që të kemi çfarëdo koalicioni në mandatin e ardhshëm, për më tepër që nuk do të jetë as i nevojshëm”, tha Kurti për Kosovapress.
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë