Jep dorëheqje kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau

17:54 | 6 Janar 2025
E.H

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka dhënë dorëheqje.

Trudeau thotë se e mori vendimin për të dhënë dorëheqjen pasi pati një bisedë të gjatë me familjen e tij – ku shtoi se suksesi i tij ishte falë mbështetjes së tyre, raporton BBC transmeton Arbresh.info.

Ai thotë se parlamenti ka qenë “i paralizuar prej muajsh” – pas asaj që ai e quan sesioni më i gjatë i një parlamenti pakicë në historinë kanadeze

Kanadezët meritojnë një zgjedhje të vërtetë në zgjedhjet e ardhshme, shpjegon Trudeau dhe thotë se për shkak të “betejave të brendshme” ai nuk mund të jetë lideri i liberalëve në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme