Rizvanolli: 220 xehtarë i janë bashkuar sot KEK-ut

17:43 | 6 Janar 2025
E.H

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se sot 220 xehtarë i janë bashkuar Korporatës Energjetike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli tha se brenda dy viteve të fundit, 754 punëtorë të rinj janë punësuar në KEK.

“745 punëtorë të rinj janë punësuar në KEK brenda dy viteve të fundit, shumica dërrmuese në minierë, duke përfshirë 220 xehtarët që iu bashkuan sot ndërmarrjes për të garantuar qëndrueshmërinë e prodhimit. Urime të gjithëve e ju priftë e mbara”, ka shkruar Raizvanolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme