Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot stadiumin e Gjakovës i cili, sipas tij, po merr pamje tjetër ndërsa thekson se ky stadium do të jetë aset për të gjithë Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Gjakova, me në krye kryetarin e AAK-së Ardian Gjinaj, po shndërrohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm komunal, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Stadiumi i qytetit të Gjakovës po merr pamjen e një infrastrukture moderne sportive, duke dëshmuar se vizioni dhe përkushtimi i qeverisjes lokale mund të transformojë ëndrrat në realitet. Investimet në sport nuk janë thjesht shpenzime, por investime në rininë dhe të ardhmen e vendit
Nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini, Gjakova po shndërrohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm komunal. Pavarësisht mungesës së mbështetjes nga niveli qendror, kjo komunë po dëshmon se me menaxhim të mirë dhe planifikim strategjik, rezultatet janë të prekshme dhe në shërbim të qytetarëve.
Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën. Do të jetë një shtëpi e re për sportin gjakovar, një hapësirë që do t’i shërbejë gjeneratave të reja dhe do të nxisë talentin vendor. Gjakova po tregon rrugën se si duhet të qeveriset – me vizion, përkushtim dhe rezultate konkrete për qytetarët./Arbresh.info
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...