Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me lojën dhe kontributin e tyre në fushë. Në sfidën e parë të Besiktas për këtë vit, Ernest Muçi ishte menjëherë protagonist, duke shënuar një supergol.
Futbollisti kuqezi, i aktivizuar si titullar ndaj Rizesporit, barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45+3. Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol dhe në fund ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Në kampionatin turk, viti nisi mbarë edhe për Taulant Seferin. Sulmuesi kuqezi dha një asist në barazimin 1-1 të Bodrumsporit ndaj Kayserisporit. Seferi shërbeu saktë për shokun e skuadrës, Cenk Sen, në minutën e 76-të.
Edhe Nedim Bajrami dha një asist në ndeshjen e Rangersit në transfertë ndaj Hibernianit. Mesfushori kuqezi e nisi nga minuta e parë ndeshjen dhe shërbeu saktë për Igamane në minutën e 19-të, duke çuar shifrat në 2-0. Megjithatë, ndeshja në fund u mbyll në barazim me rezultatin 3-3.
Me skuadrat e tyre dhanë kontributin edhe disa legjionarë të tjerë, ndërsa në disa kampionate në Europë dhe botë viti futbollistik nuk ka nisur ende./rtsh.al
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...