Spotify ka publikuar një listë me 10 këngët më të mira me më shumë transmetime në historinë e saj.
Vendin e parë e zuri kënga “Blinding Lights” nga The Weeknd, e cila u dëgjua 4.640 miliardë herë. Kjo këngë fitoi popullaritetin më të madh në mars 2020 kur shërbeu si kolonë zanore për sfidën e ‘TikTok’ dhe që nga ai vit ka zënë pozicionin e këngës më të mirë të vitit.
Gjithashtu, ajo konsiderohet kënga më e mirë e të gjitha kohërave në tabelën e Billboard.
Ed Sheeran
Këngëtari i njohur britanik i popit Ed Sheeran doli në vendin e dytë me këngën e vitit 2017 “The Shape of You”, e cila i dha atij edhe një çmim ‘Grammy’ për performancën më të mirë solo.
Lewis Capaldi
Në vendin e tretë është kënga “Someone You Loved” e Lewis Capaldi, e cila është edhe hiti i parë në albumin e tij të parë nga viti 2019.
“As It Was” e Harry Styles zuri vendin e katërt, i ndjekur nga “Starboy” e The Weeknd, “Sunflower” e Post Malone, “One Dance” e Drake, “Sweater Weather” e The Neighbourhood’s Sweater Weather, e më pas “Believer” nga Imagine Dragons.
Taylor Swift më e dëgjuara në 2024
Gjithashtu, Spotify kohët e fundit njoftoi se Taylor Swift është artistja më e transmetuar globalisht në vitin 2024. Ajo e mori këtë titull për të dytin vit radhazi, falë publikimit të albumit “The Tortured Poets Department”, i cili është albumi më i transmetuar i vitit në Spotify.
Taylor ka pasur 26.6 miliardë transmetime në 12 muajt e fundit. Pas saj, The Weeknd, Bad Bunny, Drake dhe Billie Eilish ishin më të dëgjuarit. /Telegrafi/
Tërhiqet shorti për rrethin e 1/8 së finales në Copa del Rey
Sara me një pyetje pikante ndaj Vullnetit: Sa jashtë vetes m...
Rohde për 2025-ën i uron kosovarëve ajër të pastër
ZYRTARE: Flamur Gashi i bashkohet Lirisë së Prizrenit
Hyrja e Gjestit në BBVA, Fifi: E ki dhez pulsin
Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ...