Donkey Perry, i cili shërbeu si frymëzim për personazhin e filmit të animuar “Shrek”, ka ngordhur në moshën 30-vjeçare, raportojnë mediat amerikane.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Qendra e Kafshëve “Baron Park” në qytetin Palo Alto të Kalifornisë.
“Ai ishte një anëtar i dashur i komunitetit tonë dhe lajmi për ngordhjen e tij do të prekë shumë njerëz,” tha qendra.
Një nga animatorët që ka punuar në filmin “Shrek”, Mike Holland, kujton se Perry ishte frymëzimi për personazhin e atij filmi.
Zëri i gomarit, i cili ishte miku besnik i Shrekut, u rregjistrua në film nga komediani i famshëm Eddie Murphy./abcnews.al
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...
“Ulja e çmimit të energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: ...
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku shpjegon shifrat: Ditë e...
Pas thyerjes së rekordit me followersa, Gjesti thyen edhe re...