Sigal Prishtina ka arritur marrëveshje me basketbollistin Donte Clark, për periudhën e mbetur të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra bardhekaltër përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Clark është emër i njohur për basketbollin kosovar ku u paraqit edhe sezonin e kaluar me këtë ekip.
Teksa më paraë, Clark është paraqitur në Ligën e Parë të Turqisë me ekipin e Haremspor me një mesatare prej 20.5 pikëve, 6.6 kërcime e 4.6 asiste për rreth 35 ndeshje.
Clark në Turqi ka luajtur edhe për Bornovën e Istanbul Basket, derisa ka përvojë edhe në Hungari, Izrael, Ukrainë e Sllovaki.
Mbi tre milionë klikime për pak ditë morën ish-kunatat në kë...
Fluturime direkte Shqipëri-Izrael/ Rama: Lajm fantastik për ...
Tre zjarre të shpejta në Los Anxhelos detyrojnë mijëra evaku...
Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si perëndimorë
A do të ulet çmimi i energjisë? Bordi i Entit Rregullator të...
Sot ekstradohet në Shqipëri shqiptari më i kërkuar në botë