Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka përfunduar paraqitjen në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” që prej të premtes deri të dielën u mbajt në Winterthur të Zvicrës.
Të dielën Kombëtarja jonë luajti ndeshje të fortë e të barabartë me Italinë. Megjithatë në fund humbi me rezultat 28:25.
Loja e Kombëtares sonë ishte dukshëm më e mirë se ndaj Holandës e Zvicrës. Angazhimi i lojtarëve po ashtu ishte në nivel dukshëm më të lartë.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Kombëtares sonë. Kombëtarja jonë është shkëputur edhe në tri gola.
Në minutat e fundit loja ishte e barabartë, ndërsa në minutën e 58-të rezultati ishte 25:25. Më pas Kombëtarja jonë dështoi në disa aksione rresht dhe fitorja i takoi Italisë.
Paraqitja në edicionin e 51-të të “Yellow Cup” i shërben Kombëtares sonë për vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2026”. Italia do të paraqitet në Botërorin që fillon më vonë këtë muaj.
Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë...
Aeroplani rrëzohet në det para syve të pushuesve në Australi...
Në kërkim prej dy vitesh për trafik droge, arrestohet 25-vje...
Shkupi sot qyteti më i ndotur në Evropë
Aksion i policisë në veri/ Mbyllet zyra tatimore serbe në Mi...
Arteta fajëson në mënyrë të çuditshme topin për humbjen e Ar...