Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Lipjan-Shtime, afër fshatit Grackë e Vogël, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi për Arbresh.info se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Ai tha se ky aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan.
Tutje, ai tha se me rastin po merret njësia rajonale e trafikut.
“Prishtinë, 04 janar 2025 – Rreth orës 12:45, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime, respektivisht në afërsi të fshatit Grackë e vogël. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Lipjan, ka të lënduar
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë