Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar prioritetet strategjike për transformimin dhe zhvillimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sigurisë energjetike, diversifikimit të burimeve dhe përmbushjes së objektivave për dekarbonizimin.
Kosova, siç theksoi Haradinaj, ndodhet përpara një periudhe të rëndësishme për të ndërtuar një sektor energjetik të qëndrueshëm dhe për të përballuar sfidat e ardhshme.
Haradinaj ka theksuar se këto projekte, të cilat kombinon burimet tradicionale me ato të ripërtëritshme dhe teknologjitë e reja si hidrogjeni i pastër, do të jenë kyçe për të siguruar një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të pastër dhe të sigurt për Kosovën.
“Kjo qasje, që kombinon burimet tradicionale, ato të ripërtëritshme dhe teknologjitë e reja si hidrogjeni i pastër, është çelësi për të siguruar një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të pastër dhe të sigurt për Kosovën”, shkroi ai./Arbresh.info
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës
“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera koment...
Newcastle me një këmbë në finale të Carabao Cup, triumfon nd...
Xuxi thërret Drilonin ‘çika jeme’, i reagon ashpër Sara
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...