Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin dobësim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke rikthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të vijojë të ulen. Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi
Dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë në Gjermani, autor...
Gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Pro...
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova
Kurti: Me Gjilanin do të vazhdojmë krah për krah deri në jet...