Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si shkak i plagosjes nga arma e zjarrit, teksa drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolegci, për Klan Kosovën, ka thënë se “në minutën e fundit arritëm të ia shpëtojmë jetën”.
“Nga plagosja, viktima ka pësuar shok hemorragjik, ku ka humbur edhe sasi të madhe të gjakut. Viktima është plagosur në anën e majtë të torkasit, ku kirurgu dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, kemi arritur ta shpëtojmë dhe stabilizojmë”, tha Kolgeci për Arbresh.info
Më tej, Kolgeci tha se i plagosuri, pas operimit është dërguar për trajtim të mëtejmë në Klinkën e Anestezionit me Mjekim Intensiv./Arbresh.info/
Hamza: Koha të punojmë së bashkë për ta bërë Kosovën ma të m...
Spitalet e Turqisë po iu kërkojnë pagesa private pacientëve ...
Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital
Araujo i jep dritën jeshile transferimit te gjiganti i Serie...
Atentati në Berat, arrestohet një tjetër i dyshuar që ndihmo...
“E ka merituar të qëndrojë në shtëpi, ishte simbol jashtë”, ...