Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se më 11 janar do ta hapin fushatën e fitores.
Përmes një shkrimi në Facebook Abdixhiku thotë se më 11 janar, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes do të mblidhen në Pallatin e Rinisë.
“Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë! Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!
Ejani. Ky është momenti ynë! Ndryshimi po vjen!”, shkroi Abdixhiku.
Lajçak: Krenar për bashkëpunimin BE-SHBA gjatë mandatit tim ...
Koreja e Veriut teston me sukses një raketë të re me rreze t...
Pamje dhe detaje rreth tërmetit të fuqishëm në Tibet që la m...
Chelsea po kërkon blerës për mbrojtësin francez, nuk pëlqehe...
Tahiri: Fitorja e numrit 137, do të sigurojë auditimin e plo...
Përkeqësimi i motit/ Vlorë, anijet e peshkimit nuk lejon të ...