Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve ka ndodhur në aksin Mjedë-Bushat në Vaun e Dejës, Shqipëri.
Top Channel bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal duke përplasur dy këmbësorë, Ndrue dhe Ndrekë Prenga, nip e xhaxha.
“Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip ‘Mercedes Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital”.
“Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjekësore, do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Investimet në shkolla/ Rama: Do të kemi edhe 654 laboratorë ...
Pas eliminimit të Gjestit, Stresi: Nuk shikohet më Big Broth...
Media australiane: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mah...
Tërmet i fortë në Tibet/ Humbin jetën mbi 50 persona, dhjetë...
Vdes personi i parë në SHBA nga gripi i shpendëve
Parashikimi i motit në Shqipëri