Sipas SPORT, Barcelona mund të përballet me humbje financiare të mëdha, që arrijnë deri në 263 milionë euro, për shkak të mosregjistrimit të Dani Olmos në skuadër.
Në prag të Vitit të Ri, La Liga njoftoi se nuk do të lejojë regjistrimin e Olmos për pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025, duke theksuar se Barcelona nuk kishte paraqitur ndonjë zgjidhje që përmbush rregullat e kontrollit ekonomik të ligës.
“La Liga informon se, që nga data 31 dhjetor, FC Barcelona nuk ka paraqitur asnjë alternativë që, në përputhje me rregulloret e kontrollit ekonomik të La Liga-s, të mundësojë regjistrimin e ndonjë lojtari nga data 2 janar”.
Nëse Barcelona nuk zgjidh situatën, humbjet potenciale janë të mëdha:
Përveç kësaj, Barcelona ka humbur potencialisht 100 milionë euro nga shitja e VIP kutive në Spotify Camp Nou. Klubi i shiti për 100 milionë euro, por mund të kishte përfituar deri në 200 milionë euro nga një marrëveshje më e favorshme.
Agjenti i Olmos, Andy Bara, deklaroi për Fabrizio Romanon se lojtari dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk po shqyrton asnjë opsion tjetër. Megjithatë, sfidat financiare dhe humbjet potenciale të klubit theksojnë nevojën për një zgjidhje urgjente.
Në total, një goditje prej 263 milionë euro do të ishte një barrë e rëndë për një klub që tashmë përballet me sfida financiare serioze. /Telegrafi/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...