Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.
Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë të ditur djali i tij, Genci, përmes një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info
Genci ka bërë të ditur se vdekja erdhi për shkak të një sëmundje të shkurtër që ai kishte.
“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, shkruan ai në Facebok.
Anton Berisha ka qenë anëtar i AAK-së, parti nga e cila rreth 5 vite më parë dha dhënë dorëheqje.
I njëjti poashtu ka shërbyer dhe si Zëvendësministër i Punëve të Jashtme gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt./Arbresh.info/
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3