Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë një përmbledhje të arritjeve kryesore gjatë vitit 2024, duke e cilësuar këtë vit si një periudhë me hapa të mëdhenj përpara në sektorin e energjisë dhe ekonomisë në Kosovë.
Ministrja Rizvanolli shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këto suksese, duke përfshirë këshilltarët, zyrtarët e ministrisë, ndërmarrjet publike dhe partnerët vendorë e ndërkombëtarë, shkruan Arbresh.info
Ajo falënderoi gjithashtu Kryeministrin Albin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme.
Postimi i plotë i Rizvanollit:
Gjatë vitit 2024:
✅1 janar: filloi pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore, pas 24 vitesh.
✅1 shkurt: u lansua Bursa Shqiptare e energjisë elektrike Kosovë- Shqipëri, ALPEX.
✅18 mars: nënshkruam Partneritetin për Energji dhe Klimë me Republikën Federale të Gjermanisë.
✅1 prill: hyri në fuqi programi më i madh i energjisë në 4 dekadat e fundit, Programi Kompakt me MCC, në vlerë 236.7 milionë dollar.
✅maj: u nënshkrua kontrata për ndërtimin e impiantit solar 100 MW me fitues konsorciumin Orllati-Holdigas-ZPV-Jaha Sola.
✅18 dhjetor: u lansua Ankandi për energji të erës 100MW.
✅31 dhjetor: përfundoi me sukses projekti KODE, ndër projektet më të suksesshme ndonjëherë në sektorin e TIK-ut.
✅Përgjatë gjithë vitit u zbatuan 5 skema për subvencionimin e efiçiencës së energjisë për familje e biznese, që nga pajisjet ngrohëse, tek izolimi e sistemet solar FV e ato termike.
Ndërmarrjet publike patën sfida, por edhe shënuan suksese.
✅Telekomi i Kosovës modernizoi komplet rrjetin dhe mbuloi mbi 65% të vendit me 5G e pjesën tjetër me 4g+.
✅KOSTT përfundoi nënstacionin e ri 110/35/10kV në Fushë Kosovë, duke adresuar problemet me furnizim me energji për 15,000 banorë dhe biznese.
✅Ibër Lepenci u përball me sulmin më të madh terrorist në histori të vendit, por mundësoi që TC Kosova B të mos ndalet për asnjë minutë si pasojë, e pas dy zgjidhjeve të përkohshme, rehabilitoi dëmtimin e kanalit në Zubin Potok pas vetëm një muaji, më 29 dhjetor 2025.
U jam pafundësisht mirënjohëse për përkushtimin e angazhimin, të gjithëve që kontribuuan në këto suksese: këshilltarët politikë e zyrtarët e @Ministria e Ekonomisë, kolegëve të Qeverisë, institucionet tjera publike, që nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tek ZrrE e Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ndërmarrjet publike, miqtë e partnerët vendor e ndërkombëtarë. Faleminderit edhe Kryeministrit Albin Kurti, për përkrahjen e vazhdueshme, e që na nderoi me prezencën e tij në këtë festë fundviti.
Po fillojmë 2025 me projekte e suksese të reja!
Gëzuar Vitin e Ri, me shëndet, mbarësi e suksese për të gjithë!
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media