Të paktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në Cetinje në pasditen e 1 janarit, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm malazez, Danillo Sharanoviq.
Policia është në kërkim të Aco Martinoviqit, i cili është i dyshuar për vrasjet dhe plagosjet.
Sipas raportimeve, Martinoviq i ka vrarë katër persona në një bar dhe gjashtë të tjerë nëpër lokacione tjera, përfshirë anëtarë të familjes së tij.
Policia ka thënë se i dyshuari, që është ende në arrati “është i armatosur dhe i rrezikshëm”.
Katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës në gjendje kritike, sipas drejtorit të këtij institucioni Aleksandar Radoviq.
Kryeministri malazez, Millojko Spajiq është parë jashtë spitalit, dhe e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme, dhe që të gjitha forcat policore janë angazhuar në kërkim të vrasësit.
Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve.
Sipas deklaratës së Policisë, në mesin e të vrarëve janë disa anëtarë të familjes së Martinoviqit.
Policia u ka bërë thirrje banorëve të Cetinjes që të qëndrojnë në ambiente të brendshme.
Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.
Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.
Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme./rel
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media
Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të zyrës në Vatik...