Presidenti Joe Biden, duke folur me gazetarët në Delaware, tha se ndjeu “zemërim dhe zhgënjim” për sulmin, por do të përmbahej nga komente të mëtejshme derisa të mësohen hollësitë.
“Zemra ime është me viktimat dhe familjet e tyre që thjesht po përpiqeshin të festonin Vitin e Ri”, tha Presidenti Biden përmes një deklarate. “Nuk ka justifikim për asnjë lloj dhune dhe ne nuk do të tolerojmë asnjë sulm ndaj komuniteteve të vendit tonë.”
Sulmi është shembulli më i fundit i përdorimit të një automjeti si armë për të kryer dhunë masive, një prirje që ka alarmuar zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe që mund të jetë e vështirë të parandalohet./voa
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media