Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka reaguar pas sulmit në New Orleans ku mbetën të vdekur 10 persona.
Dugolli tha se është thellësisht i trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në ditën e Vitit të Ri.
“Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat, familjet e tyre dhe mbarë komunitetin, teksa përballen me pasojat e kësaj tragjedie të tmerrshme”, shkroi Dugolli.
I dyshuari la të vdekur së paku 10 persona dhe 30 të tjerë u lënduan pasi hyri me veturë mes një turme njerëzish dhe më pas shtiu me armë zjarri.
I am deeply saddened by the heinous terrorist attack in New Orleans on this New Year’s Day. My thoughts and heartfelt condolences go out to the victims, their families, and the entire community as they grapple with the aftermath of this devastating tragedy.
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) January 1, 2025
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media