Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Cetinje të Malit të Zi. Mediat vendase raportojnë se të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave.
Mendohet se fillimisht ka patur një konfrontim fizik në një lokal dhe më pas autori ka shkrepur armën. Kështu raporton media “Vijesti”, nga disa burime jozyrtare.
Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja, ndërsa dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i lartë. Sipas raporteve të mediave në Mal të Zi, në mesin e viktimave ka dhe fëmijë të mitur.
Policia ka nisur verifikimet për kapjen e autorit të tragjedisë, i identifikuar si Aco Martinoviç nga Cetinja.
Policia u ka kërkuar qytetarëve të Cetinjës, që të qëndrojnë brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve kriminale, por është një incident i izoluar./abcnews.al
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë
Emrat dhe mosha, kush janë 34 pengjet e listuar nga Hamasi q...
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim