Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se vetëm një muaj është dashur për ta rehabilituar kanalin e Ibër Lepencit që ishte cak i sulmit terrorist.
Sipas tij, ky sulm kishte për qëllim dëmtimin e pariparueshëm të tij, shkruan Arbresh.info.
“Ata dështuan, e ne jemi më të fortë se kurrë.”, shkroi Kurti.
Tutje ai falënderoi ndërmarrjen publike, ministrinë e Ekonomisë dhe punëtorët.
“Falënderim të përzemërt për ndërmarrjen tonë publike, ministrinë e Ekonomisë dhe për punëtorët që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme çdo ditë prej ndërhyrjeve emergjente për të siguruar rrjedhën e ujin e deri të riparimi i kanalit.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kriza politike në Korenë Jugut
Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit sjellje tipike të një autokrat...
Çfarë duhet të dimë për shpërblimin prej 95 milionë dollarës...
Xuxi, Drilonit: O haver, unë kam qenë ‘mangup’ tërë jetën
“Shkupi e ka zili Tiranën”, mediat në Maqedoninë e Veriut sh...
Disa javë pas daljes, Lela thotë se është e gatshme të rikth...