Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas përmbylljes së procesit të certifikimit të partive politike, duke përfshirë edhe Listën Serbe pas vendimit të PZAP-së dhe kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ambasada amerikane ka vlerësuar se institucionet kosovare i kanë përmbushur rolet e tyre, e të cilat i ka konsideruar thelbësore për një demokraci gjithpërfshirëse.
“Ambasada e SHBA është e kënaqur që të gjithë kandidatët e kualifikuar janë certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe institucionet kosovare kanë përmbushur rolet e tyre të cilat janë thelbësore për një demokraci rezistente dhe gjithëpërfshirëse. Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për ta politizuar procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.
Reagimi i ambasadës amerikane vjen pasi sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve theksoi se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për certifikimin Listës Serbe është obligativ dhe duhet të zbatohet.
Çfarë duhet të dimë për shpërblimin prej 95 milionë dollarës...
Xuxi, Drilonit: O haver, unë kam qenë ‘mangup’ tërë jetën
“Shkupi e ka zili Tiranën”, mediat në Maqedoninë e Veriut sh...
Disa javë pas daljes, Lela thotë se është e gatshme të rikth...
Ukraina raportohet të ketë nisur ofensivë të re në Kursk të ...
“Dasmë në shtëpi?”, për kë po flasin Xuxi dhe Drenusha?