Pas një periudhe të gjatë, sheshi i Car Llazar në veri të Mitrovicës është mbushur me atmosferë festive, duke rikthyer dritat, ngjyrat dhe muzikën që kishin munguar për një çerek shekulli.
Ky shesh është shndërruar në një qendër gëzimi, ku dekorimet e bukura dhe tingujt e muzikës e mbushin çdo cep me energji pozitive dhe ngrohtësi, ku qytetarët e Mitrovicës, pavarësisht etnisë, kanë mundësinë të shijojnë një mbrëmje të këndshme.
Në këtë frymë festive, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Veriut, theksoi se për të siguruar rendin dhe qetësinë publike ka mjaftueshëm policë dhe civil në teren.
“Ne nuk kemi incidente të cilat vlen me u theksua, ne kemi plane operative policore të cilat i kemi pasur edhe më herët, për neve është me rëndësi që kushdo që del në veri të vendit të mos ketë ndonjë problem kemi bërë arrestime te ndryshme të shqiptareve të serbëve për arsye se kanë tentuar të shkaktojnë probleme kemi polic të mjaftueshëm të planeve operacionale, ka edhe civil”, thotë ai
Elshani tregon një rast kur policët civil u sulmuan nga qytetarët.
“Ne kemi pasur rast kur qytetarët i kanë sulmuar policët e mi të cilët kanë qenë civil nuk e kanë ditur a janë shqiptarë a serbë apo çfarë janë, policët mandej kanë bërë arrestimin e tyre të cilët janë paraqitur para gjykatës dhe qytetarët e kanë parë se nuk dihet më aty se kush është civil e kush nuk është civil, kështu që ne jemi duke ofruar shërbime për rend dhe qetësi publike në mbarë veriun e vendit”, përfundon ai.
Në fund Elshani shtoi se këtu nuk shohin ndonjë problem por vetëm zhvillim./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Meloni në vizitë të papritur në rezidencën e Trumpit
Flick thyen heshtjen dhe flet pasi La Liga ka bllokuar regji...
Degradon Xuxi, ofendon me fjalë të rënda Gjestin, ja çka i t...
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për pesë ditët e ar...
Në kërkim të titullit, Inter Miami i Lionel Messit shumë pra...
Furgoni përplaset me makinë në Lezhë, një i lënduar