Keni dëgjuar shpesh të thonë se lumturia është një zgjedhje e juaja, por shumë prej juve vazhdojnë të mos e kenë në jetën e tyre.
Në këtë artikull do të gjeni një listë me pesë hapa të thjeshtë për të qenë të lumtur.
1. Ndihmo të tjerët
Të ndihmosh të tjerët nuk është vetëm mirë për ata dhe diçka e mirë për tu bërë, por të bën edhe vetë të lumtur e të shëndetshëm. Të japësh bën që të lidhesh me të tjerët, duke krijuar komunitet më të fortë dhe shoqëri më të lumtur.
2. Krijo lidhje
Lidhjet janë kontribuesi më i madh i lumturisë. Njerëzit me lidhje të forta shoqërore janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë. Lidhjet e ngushta me familjen dhe miqtë japin dashuri dhe rrisin vetëbesimin.
3. Bëj stërvitje
Trupi dhe mendja janë të lidhura. Të jesh aktiv të bën më të lumtur dhe sigurisht që i bën mirë shëndetit fizik. Stërvitja përmirëson humorin dhe ju largon nga depresioni.
4. Orientohuni drejt emocioneve pozitive
Emocionet pozitive si gëzimi, mirënjohja, kënaqësia, frymëzimi dhe krenaria krijojnë një “spirale pozitive” në periudhën afatgjatë. Pra, edhe pse duhet të jeni realistë për jetën, e mira është që të përqendroheni te gjërat pozitive.
5. Vendosni qëllime
Njerëzit që kanë qëllime në jetën e tyre janë më të lumtur. Gjithashtu, kanë më pak stres, ankth dhe depresion.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...