Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, luajti nga minuta e parë të dielën në disfatën që e pësoi Evertoni nga Nottingham Foresti me rezultatin 2:0.
Ai u paraqit deri në minutën e 75-të, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua solide.
Broja 23-vjeçar është përballur me lëndime të shpeshta dhe vetëm të dielën ka zhvilluar paraqitjen e parë si titullar te skuadra e Evertonit.
Reprezentuesi i Shqipërisë është shprehur i lumtur që pas një kohe të gjatë ka mundur të paraqitet nga minuta e parë.
“Për mua, ishte një ditë e veçantë sepse ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kam luajtur nga minuta e parë në Premier League. Jam i lumtur që jam kthyer në formë. Do të isha më i lumtur nëse do ta fitonim ndeshjen ndaj Nottinghamit, por ne duhet të rikthehemi edhe më të fort. Jam i kënaqur me faktin që isha startues”, ka thënë Broja, shkruan të hënën “Daily Mail”.
23-vjeçari gjatë verës u huazua për një vit tek Evertoni nga Chelsea. Me londinezët, Broja ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...