Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është hapur Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit shqiptar.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka publikuar një video nga inspektimi që ka bërë tek unaza ndërsa tha se ky projekt është finalizuar brenda afatit të premtuar dhe sipas tij, do të çliroj Tiranën nga Trafiku, përcjell Arbresh.info.
“Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, i finalizuar brenda afateve të premtuara, që do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja”, ka shkruar Rama.
“Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 29 kilometrash të gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, e që i paraprin sfidës së radhës; bypassit të Elbasanit”, tha Rama./Arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...