Google ADS

Nga 500 euro gjobë dhe konfiskim të patentë shoferit – Gjobiten dy shoferë në Mitrovicë për gara shpejtësie me vetura

18:42 | 30 Dhjetor 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se janë identifikuar dhe janë marr masa ndaj dy personave të cilën kanë zhvilluar gara të shpejtësisë në rrugën “Liqen” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit për media, janë dy personave janë shqiptuar gjoba nga 500 euro, pesë pikë negative dhe për dhjetë muaj marrje e patentë shoferit.

“Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme