Deputeti i LDK-së, Visar Azemi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzë së re kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Me anë të një postimi në Facebook, Azemi tha se aktakuza e re tregon keqqeverisjen në sektorin energjetik, përcjell Arbresh.info.
“Dëmi kolosal prej 37 milionë eurosh, i shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë viteve 2021-2023, nuk është thjesht një shifër – është një grabitje e xhepave të qytetarëve dhe një tjetër rast i paaftësisë qeverisëse. Emërimet politike, mungesa e mbikëqyrjes dhe dështimet në KEK kanë shkatërruar një nga asetet më strategjike të Kosovës”, ka shkruar Azemi.
“Kjo qeveri, që refuzon të japë përgjegjësi për skandalet e vazhdueshme në KEK, i ka lënë qytetarët në errësirë, me mungesë energjie dhe me fatura të shtrenjta. Këto skandale duhet të marrin fund me 9 shkurt!”, shtoi ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
37 milionë euro dëmi, ngritet aktakuzë e re ndaj Nagip Krasniqit
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...