Java e 14-t e ProCredit Superligës që u zhvillua në fundjavë, solli edhe fundin e stinorit vjeshtor dhe ndeshjeve në vitin 2024.
Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Lenzelle Smith JR i Proton Cable Prizrenit. Ai ndaj Golden Eagle Ylli kishte treshifror të dyfishtë me 22 pikë, 12 kërcime e 12 asistime, duke qenë më meritori për triumfin e prizrenasve. Ai gjithashtu kishte edhe katër topa të vjedhur për të kompletuar një super ndeshje dhe për tu shpallur MVP.
Vëllaznimi triumfoi ndaj Sigal Prishtinës, në një tjetër përballje të rëndësishme. Te kuqezinjtë, Jason Jitoboh e mbylli ndeshjen me 20 pikë, 6 kërcime dhe një asistim, ndërsa Jericole Hellems me 20 pikë, shtatë kërcime e tri asistime.
Tekele Cotton debutoi te Trepça me 16 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime në fitoren ndaj Borës.
Arti Hajdari i Pejës zhvilloi tjetër ndeshje të mirë me verdhezinjtë, ku ndaj Bashkimit kishte 19 pikë e katër kërcime.
MVP
Lenzelle Smith JR (Proton Cable Prizreni) 22 pikë, 12 kërcime, 12 asistime, 38 indeksi
Top 5
Lenzelle Smith JR (Proton Cable Prizreni) 22 pikë, 12 kërcime, 12 asistime, 38 indeksi
Jason Jitoboh (Vëllaznimi) 20 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 20 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi
Tekele Cotton (Trepça) 16 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 15 indeksi
Arti Hajdari (Peja) 19 pikë, 4 kërcime, / asistime, 14 indeksi
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...