Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka prezantuar disa nga projektet më të mëdha.
Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik janë projektet e përmendura nga ai të cilat, siç tha ai, janë investime prej 2 miliardë eurosh, shkruan Arbresh.info.
“Projektet e ‘Rrugës së Re’ e vet vizioni ynë, janë projekcione reale të një Kosove që po na pret. Alternativa e kësaj të ardhmeje mbetet urrejtja, mllefi e përçarja e brendshme në moçalin e madh popullist që ushqen veç vrer! Ndryshimi megjithatë po vjen.”, tha ai.
“Erdh me 40 mijë regjistrime nga bashkëatdhetarët. Erdh me 17 tubimet e mëdha të turneut të madh. Do të vjen me angazhimin monumental që na pret në fushatë – e sidomos pas 9 shkurtit – kur puna e vërtetë nisë menjëherë!”, u shpreh ajo.
“Mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar! E ardhmja është e bukur!”, shtoi Abdixhiku./Arbresh.info/
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështi...
Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës
Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin ta dorëzojë Radoiç...
I lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Pri...
Haradinaj: Fuqizimi i gruas, parakusht për një Kosovë fitues...
Tërmet në Kosovë