Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për vrasje në tentativë në Prizren, për rastin që ndodhi të dielën ku u therën me thikë tre persona.
Policia ka theksuar se si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“VRASJE NË TENTATIVË Rr. Remzi Ademaj, Prizren / 29.12.2024-01:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Krimi i organizuar ka implikuar nivelet drejtuese të Policis...
Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet...
Edon Zhegrova qenka single, tregon se a “shkon në katun”
Hillary Clinton, George Soros dhe Denzel Washington ndër të ...
Barcelona shkon në gjykatë për Olmon
Shfaqet një tjetër virus në Kinë, spitalin mbushen plot, sim...