Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar ankesën që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hasani ka theksuar se nuk ka asnjë bazë juridike për këtë vendim, duke kritikuar edhe “arsyet për moscertifikimin e Listës Serbe”, dhe se kjo listë është paragjykuar dhe krahasuar me grupet terroriste.
“Ka pasur edhe arsyetime për moscertifikim, ishte e papranueshme sepse është një ide që Lista Serbe është e njëjtë me grupet terroriste”, ka theksuar Hasani.
Ai gjithashtu ka komentuar mbi mundësinë që Qeveria të shpallë Listën Serbe si organizatë terroriste me vendim qeveritar.
“Ata e dinë që nuk është ashtu, dhe prandaj nuk e marrin atë vendim Qeveria, sepse ky vendim do të nënshtronte kontrollin ligjor dhe kushtetues më vonë. Këta që e dinë se nuk është ashtu, veprojnë në terrenin politik,” ka deklaruar Hasani në Debat Plus.
Hasani ka shpjeguar se, në krahasim me Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Supreme ka më pak mundësi për të vepruar jashtë kornizave ligjore dhe se vendimi i saj dihet.
Ai ka thënë se politizimi i çështjes është i dukshëm, por Gjykata Supreme do të veprojë në përputhje me ligjin.
Osmani: Tahir Zemaj do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës...
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...