Dinamo Zagreb ka emëruar trajner legjendën e futbollit italian, Fabio Cannavaro.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit kroat, shkruan Arbresh.info.
Cannavaro do t’i bashkohet Dinamos nga 3 janari i vitit 2025 kur skuadra pritet të rikthehet nga pushimi.
Po atë ditë ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë do të prezantohet nga klubi.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha aktualisht luan tek Dinamo dhe do të stërvitet nga njëri ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit.
Cannavaro si futbollist ka djersitur fanellën e Real Madridit, Juventusit, Napolit, Interit, Parmas.
Ai gjithashtu në vitin 2026 ka fituar Topin e Artë./Arbresh.info
Komandanti i KFOR-it shpjegon arsyet pse nuk e miratoi dërgi...
Vuçiq: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, tarifa deri në 2,52 ...
Sllovakia kërcënon ta shkurtojë mbështetjen për refugjatët u...
Struga nga 8 janari nis përgatitjet, miqësore me ekipin ku l...
Presidenti serb: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sank...