Proton Cable Prizreni ka arritur të shënoj fitore të madhe në shtëpi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 92-85 në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që mbyllën pjesën e parë në epërsi 46-42, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo prizrenasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen fuqishëm në dy çerekët e fundit për ta rikthyer epërsinë dhe për të shënuar fitoren e radhës.
Për këtë triumf të skuadrës së Arbnor Rifatit më të dalluarit ishin Johnson dhe Smith Jr që realizuan nga 22 pikë secili.
Kurse lojë të mirë bëri edhe Edmond Kryeziu që shtoi edhe 16 tjera.
Ndërsa tek Ylli u dalluan Green me 23 pikë dhe Tavares e Çallaku që luajtën me nga 18 sosh, por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Kjo është fitorja e katërt për Prizrenin krahas 10 humbjeve, kurse për suharekasit kjo është disfata e shtatë në 14 ndeshje./Arbresh.info
Komandanti i KFOR-it shpjegon arsyet pse nuk e miratoi dërgi...
Vuçiq: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, tarifa deri në 2,52 ...
Sllovakia kërcënon ta shkurtojë mbështetjen për refugjatët u...
Struga nga 8 janari nis përgatitjet, miqësore me ekipin ku l...
Presidenti serb: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sank...