Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ju ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal për të eliminuar çdo pengesë artificiale.
Ai ka kërkuar që t’ju krijohen lehtësira ligjore qytetarëve që përdorin pikat e kalimit kufitar.
“Me kënaqësi e them që nga strukturat e Policisë Kufitare në të gjithë Shqipërinë, jam shumë i kënaqur, padyshim edhe nga struktura juaj këtu në Kakavije, ku nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer me FRONTEX.
Këto janë momente ku qytetarët tanë kthehen për të festuar vitin e ri në shtëpitë e tyre. Këto janë ditë festash dhe për të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare kërkohet më shumë angazhim. Të gjithë në detyrë; asnjë pengesë artificiale nuk dua të vijë nga strukturat tona. Vlerësim maksimal, çfarë të kemi mundësi tua lehtësojmë lëvizjen. Bashkëpunoni me homologët, që lëvizja të jetë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit. Edhe njëherë, ju uroj festat gjithë punonjësve dhe familjeve të tyre, qytetarëve, gjithë bashkatdhetarëve që vijnë për të festuar vitin e ri dhe, pa diskutim, edhe gazetarëve që kontribuojnë në përcjelljen e punës tonë dhe të mesazheve te qytetarët!”, tha ai.
Ndërkohë, gjatë bisedës me Drejtorin e Policisë Kufitare të Janinës Diamantis Dimitrios, Drejtor Proda i kërkoi që në pikën e kalimit në palën greke të punohet me të njëjtin numër sportelesh, duke mundësuar lëvizjen e njëtrajtshme dhe eliminimin e radhëve në hyrje apo dalje.
/rtsh.al/
Nipi vjedh 9 mijë euro nga gjyshja, blen armë me paratë e vj...
I mituri hedh mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it në Mitro...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Një grua raporton në polici për zhdukjen e dy vajzave të saj...
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës