Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj organizoi një pritje për veteranët e UÇK-së në prag të Ditës së Veteranëve.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ky takim dëshmon unitetin dhe forcën e pathyeshme të luftëtarëve të lirisë, përcjell Arbresh.info
“Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë, si një hap i domosdoshëm për institucionalizimin e respektit ndaj atyre që flijuan gjithçka për lirinë. Përkushtimi ynë për trefishimin e pensioneve të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve është shprehje e përgjegjësisë sonë institucionale dhe morale”, ka shkruar Haradinaj.
“Kosova e lirë dhe e pavarur do të vazhdojë të ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur në vlerat e luftës çlirimtare, duke siguruar dinjitet dhe mirëqenie për të gjithë ata që kontribuan në themelet e shtetit tonë. Ky është obligim i shenjtë dhe i pakompromis për ne”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Viti për ta pushtuar Evropën: Yjet e rinj nga Kosova që syno...
Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për fundin e luf...
Pëlqimi për Sarën ishte lojë? Fitimi pas eliminimit zbulon t...
Parashikimi i motit për sot
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump