Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke pirë kafe në një restorant në Viti, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, me t’u përkeqësuar gjendja e viktimës, ai është dërguar më emergjencën e qytetit ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e tij, shkruan Arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të policisë, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore
“Viti / 28.12.2024 – 08:00. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...
Limaj: Kosova ka nevojë për vepra të reja