Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mohuar akuzat se po arratiset nga Shqipëria, pas intervistës së tij të gjatë prej pesë orësh me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të enjten, lidhur me një hetim pasuror.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi të shtunën një foto të Veliajt në avion, duke aluduar se ai po arratisej nga drejtësia. Berisha kërkoi që Veliaj të kthehej menjëherë në Shqipëri, ose që kryeministri Edi Rama të jepte dorëheqjen.
Në një postim në Facebook, Veliaj shpjegoi se po udhëtonte drejt SHBA-së për disa takime të planifikuara më herët, duke theksuar se nuk kishte asnjë lidhje me arratisjen.
Ai gjithashtu sulmoi ashpër Berishën, duke e quajtur “kërm” dhe duke e akuzuar për përhapjen e dezinformatave.
“O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde. Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale”, thuhet në postim./Arbresh.info
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...
Parashihet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike n...