UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte

09:18 | 28 Dhjetor 2024
K.B

Më shumë se 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte ose janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF.

“Rreth 47.3 milionë fëmijë vlerësohet të jetojnë në zona konflikti, thuhet në raportin e publikuar nga UNICEF.

Përqindja e fëmijëve që jetojnë në zonat e luftës është dyfishuar nga rreth 10% në vitet 1990 në gati 19% sot.

“Viti 2024 ishte një nga vitet më të këqija për fëmijët në konflikt në historinë e UNICEF-it – si për sa i përket numrit të fëmijëve të prekur ashtu edhe nivelit të ndikimit në jetën e tyre,” tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Kathryn Russell./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme