Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shehide Krasniqit, nënën e dy heronjve të kombit Mujë e Ali Krasniqi.
Haradinaj tha se sakrifica e saj dhe e bijëve të saj është shembulli i madhështisë dhe dashurisë për atdheun.
Ai u shpreh se kujtimi u saj dhe i bijëve të saj do të mbetet i përjetshëm.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronjë të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijëve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun. Kujtimi i saj dhe i bijëve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijëve të saj heronjë”, shkroi Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton “të fshehë” shkakun e ...
“Ku është pëlqimi?!”, banorët diskutojnë se pse Driloni nuk ...
Motta e sheh yllin e Milanit si alternativë për t’iu bashkua...
Nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
“U kry çdo sen”, Gjesti thotë se tash do të zgjohet vetëm ku...
Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë