Google ADS

Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ngrijnë” prishtinasit

21:34 | 27 Dhjetor 2024
R J

Faturat e Termokos-it në kutitë postare në një ndërtesë banimi në Prishtinë.

Ky grup u ka bërë thirrje Termokos-it dhe ZRRE-së, si trup rregullues, që të ndërmarrin masa për shqyrtimin e këtyre faturave, dhe që “kostoja e tepërt të zbritet në faturat e dhjetorit”.

ZRRE-ja, e cila ka kompetencë për të bërë auditimin e faturimit, i tha REL-it se “në vazhdimësi monitoron, ndër tjera, edhe zbatimin e faturimit me matje për ndertesat e banimit kolektiv”, pa dhënë detaje shtesë mbi gjetjet e monitorimit.

“Më lirë ngrohem me rrymë”

Përveç ankesave zyrtare në Termokos, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për faturat e sivjetme edhe në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, përfshirë edhe në ato të vetë ngrohtores.

“Nëse çmimi i ngrohjes me Termokos është ky që e keni faturuar këta dy muaj (trefishi i vitit të kaluar), shumë qytetarë do të detyrohemi të shkëpusim kontratat dhe të vazhdojmë ngrohjen me energji elektrike”, shkroi një qytetar në një postim në faqen e Termokos-it në Facebook.

Ankesat e qytetarëve në rrjete sociale.

Të tjerë qytetarë, si Hykolli dhe Rama, janë ankuar se kontrolluesi i temperaturës nuk po funksionon siç duhet, pasi radiatorët ngrohin vetëm kur ai vendoset në maksimum, përkatësisht te niveli i pestë.

Ankesat e qytetarëve në rrjete sociale.

Kështu, ata thonë se janë të detyruar të shfrytëzojnë nivelin maksimal të nxehtësisë.

Në anën tjetër, sipas udhëzimeve të Termokos-it, numri tre është niveli i rekomanduar i vendosjes së kontrolluesit të temperaturës.

“Na kanë këshilluar t’i lëshojmë [në nivelin e tretë]. Kur i lëshojmë në tresh, nuk ngrohin fare. Nuk duhet të faturohej”, thotë Rama.

Sipas Termokos-it, në rast se radiatorët nuk ngrohin në nivelin e tretë, “kjo nënkupton se temperatura e brendshme në banesë është më e lartë se 20 gradë celsius”.

Funksioni i niveleve të nxehtësisë në radiatorët me matje.

Derisa presin shqyrtimin e ankesave, qytetarët thonë se nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e larta.

“Vetëm mund ta paramendosh. [Gati] 300 euro për një muaj e gjysmë, shumë gjëra duhet t’i heq nga ushqimi i fëmijëve për t’i paguar ato. Nuk mund ta përballoj atë pagesë”, thotë Faton Rama, i cili jeton me bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Edhe për Mehreme Hykollin, kjo është situatë e papërballueshme.

Ajo tregon se njeh qytetarë që kanë refuzuar ose kanë shmangur vendosjen e matësve, ndërsa vetë ajo kishte pranuar me dëshirë, me idenë se do të kursejë.

“Ne që jemi treguar qytetarë bashkëpunues, tani po mërdhijmë”, thotë Mehremja.

Për shpërndarjen e ngrohjes, Termokos-i shfrytëzon energjinë termike që buron nga termocentrali Kosova B i Korporatës Energjetike të Kosovës, përkatësisht nga avulli i ujit pas djegies së thëngjillit.

Ky sistem ka hyrë në fuqi nga viti 2014.

Deri në vitin 2014, Termokos-i ka përdorur mazutin si lëndë djegëse, por furnizimi me ngrohje nuk ka qenë gjithmonë i kënaqshëm./REL/

Të ngjashme