Bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në këtë komunë, Ekrem Hysenin, Lushaku-Sadriu dikutoi mby mënyrën e realizimit të këtij modeli në pesë shkolla të Prishtinës, shkruan Indeksonline.
“Me modelin e mësimit gjithëditor, shkollat janë në funksion të nxënësve me orar të zgjatur; nxënësit bëjnë detyrat në shkollë duke eliminuar nevojën për të bartur çanta të rënda çdo ditë e në shkollë bëjnë shume aktivitete rekreative. Ky model gjithashtu ju mundëson prindërve të mos shpenzojnë për qëndrim ditor”, tha ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
Sot pata kënaqësinë të prezantoj modelin e Mësimit tërëditor në Podujevë, e të diskutojë bashkë me kryetarin e LDK-së në Podujevë Ekrem Hyseni dhe anëtarë të Departamentit të Arsimit për mënyrën se ai u realizua në pesë shkollat e Prishtinës.
Me modelin e mësimit gjithëditor, shkollat janë në funksion të nxënësve me orar të zgjatur; nxënësit bëjnë detyrat në shkollë duke eliminuar nevojën për të bartur çanta të rënda çdo ditë e në shkollë bëjnë shume aktivitete rekreative. Ky model gjithashtu ju mundëson prindërëve të mos shpenzojnë për qëndrim ditor.
Me LDK-në në qeverisje, mësimi gjithëditor do të nisë fillimisht në pesë komuna të tjera përveç Prishtinës, për të vazhduar më pas në gjithë Kosovën.
Ky model është i mundshëm në shkollat e Podujevës dhe këtë do ta bëjmë!
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?