Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte punimet e “Unazës së Madhe të Tiranës, te “Loti i 5-të”. Balluku tha se këtë fundvit do të inaugurohet “Unaza e Madhe e Tiranës”.
“Ne kemi faktuar që të gjitha kantieret e “Unazës së Madhe” do të mbyllen brenda afatit kontraktual. Me datë 31 Dhjetor ne do ta dorëzojmë për të çliruar kryeqytetin nga trafiku dhe për të shkurtuar distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës duke bërë të mundur një shpërndarje të trafikut”, tha Balluku.
Unaza e Jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt Lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz – ish Sheshi Shqiponja”.
“Kjo rrugë kalon në zona të banuara dhe punimet kanë sjellë një rezultat të jashtëzakonshëm. Me datë 30 do të kemi një inspektim të fundit dhe do jetë gati për tu hapur për të gjithë qytetarët e Tiranës”, tha ministrja Balluku.
Si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të kryeqytetit, Unaza do të hapet për qarkullimin e automjeteve me 31 Dhjetor, ndërsa punimet e tjera plotësuese do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2025.
Unaza e madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë, një shpejtësi e kufizuar kjo në projektim, siç shpjegojnë ekspertët e ARRSH, për shkak të shumë hyrje-daljeve.
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?
Nuk keni kujtesë të fortë? Kështu mund t’ju vijnë në ndihmë ...
Redoni-Eglit nga studio: Mezi pres të shoh sytë e ty, fitorj...
Numrat e engjëjve: Çfarë mesazhi kanë për ty?
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturina...